Rruga e Darragjatit në njësinë administrative të Dajcit shpeshherë ka qënë objekt i kronikave të trajtuara në Star Plus. Përvec dëmtimit që ka pësuar ndër vite kjo rrugë, shoferët ankoheshin se ngushtësia e saj është bërë shkak që ti cojë në konflikte të vazhdueshme mes njëri-tjetrit, pasi është shumë e vështirë që të shkëmbehen dy makina.Rruga ka një gjatësi prej 2 kilometrash.

Por sipas administratorit të njësisë së Dajcit brenda pak kohësh pritet që të nisë puna për lotin e parë me gjatësi 1 km ku do të bëhet edhe zgjerimi i saj.

Sipas administratorit të kësaj njësie, rruga e Darragjatit kërkon një projekt të detajuar dhe për këtë po rishikohen disa të tillë për të bërë një punë që të jetë afatgjatë, duke patur parasysh që përmbytjet e njëpasnjëshme rrezikojnë dëmtimin e infrastrukturës rrugore

Drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë kanë ngritur prej kohësh shqetësimin për dëmtimin e madh të këtij segmenti rrugor, si dhe kanë shprehur nevojën e ndërhyrjeve për rregullimin e saj.

Artikulli paraprakGRUDË, RRUGA E VARREZAVE KËRKON INVESTIME
Artikulli tjetërBUXHETI I 2020-ës, INVESTIME NË GURIN E ZI