Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për vizitë prej dy ditësh.

Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e pluralizmit kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët.

Kryeministri njofton se ky vlerësim i është dorëzuar nga një i emëruar i presidentit amerikan Donald Trump.

Shkruan Rama në Facebook:

Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PER PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore.

Ky çmim i jepet Ramës një ditë pasi ai mbajti një fjalim të rëndësishëm, përballë një lobi të rëndësishëm izraelito-amerikan në SHBA, duke rrokur duartrokitjet e 18.000 të pranishmëve.

Ftesa e Ramës në këtë aktivitet dhe tashmë edhe marrja e një çmimi në SHBA për një kauzë pro hebrenjve, i vë vulën dhe mbyll një kapitull orvatjesh të opozitës shqiptare për ata armiqësuar me pahir Ramën me Izraelin dhe SHBA-të, për shkak të një votimi në OKB,

ku Shqipëria votoi si pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, për zgjidhjen e dy shteteve në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, duke mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet vetëm të njërit shtet.

Artikulli paraprakJA HISTORIA E PANJOHUR E 3 MIJË E 308 SHQIPTARËVE TË UKRAINËS
Artikulli tjetërTINKA KURTI, DHIMBJE PËR VDEKJEN E DJALIT, KRENARE PËR NIPËRIT