Një prej zonave më të prekura nga reshjet e borës sa i përket problemeve është ajo e bashkisë Fushë Arrës për shkak të bllokimit të disa rrugëve rurale dhe mungesës së energjisë elektrike. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni zhvilloi një mbledhje të emergjencave civile në këtë bashki duke i bërë të ditur kryebashkiakut Hil Curri se nuk mund ta shpall i vetëm gjendjen e jashtëzakonshme siç njoftoi në rrjetet sociale dhe se duhet të kishte marrë masa për kriposjen e rrugës së Iballës e cila qëndroi e bllokuar për dy ditë.

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Hil Curri tha se situata ishte e rende pasi 7 automjete mbetën për 12 orë të bllokuar ndërkohë që qindra të tjerë ishin të izoluar pa rrugë e pa energji elektrike.

Pas dy ditësh rruga e Iballës u hap duke mundësuar tashmë lëvizjen e banorëve. Prefektja Angoni tha se krahas punës për hapjen e rrugëve janë dhënë edhe ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga bora.

Përveç aksit të Iballës po vijon puna edhe për zhbllokimin nga bora të rrugës së Fierzës dhe disa fshatra në Blerim. Në total janë afro 100 familje që ende ndodhen të izoluara për shkak të borës në segmentet rrugore.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 22.01.2024
Artikulli tjetërSPITALI PA PAGA, REAGON SINDIKATA E SHËNDETËSISË