Nëse jeni në kërkim të një pune që paguhet mirë, bankat dhe shoqëritë e sigurimit do të ishin idealet. Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për 2017-n, “aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” kishin pagën më të lartë mesatare në ekonomi, me gati 104 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 2.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja për të gjithë aktivitetet ekonomike.

Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”,

me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.

Në vend të dytë janë “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me një pagë mujore prej rreth 66.3 mijë lekësh, me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë.

Të tretët janë punonjësit e Forcave të Armatosura, që paguhen mesatarisht 58 mijë lekë në muaj dhe kanë pasur një rritje më të lartë se të tjerët, me 7.5%.

Më pas renditen teknikët, nëpunësit dhe në fund punëtorët e pakualifikuar dhe ata të bujqësisë. Për pagat e ulëta është shënuar dhe rritja më e lartë në 2017-n (shiko grafikun e dytë)

 

Artikulli paraprakKOLEGJI SHQYRTON SOT DOSJEN “LLALLA”
Artikulli tjetërTENSIONE NË KUVEND, RUÇI I NDËRPRET FJALËN VOKSHIT, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN