Nese perballe qeverise shqiptare, Bashkia Shkodër peërballet me mungese miratimi per projektet e paraqitur, jane organizatat nderkombetare ato qe e listojne te paren ne renditjen e 61 bashkive.

Ne nje postim ne rrjetin social ne facebook, Bashkia Shkodër ka ndare me publikun lajmin e mire te perzgjedhjes te Bashkisë Shkodër si e para, e vlerësuar me 75 pikë, duke kryesuar listën fituese te bashkive për aplikimin pranë Programit ReLOad i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Bashkia Shkodër kryeson listen e 12 bashkive fituese duke u vlerësuar ndër bashkitë qe plotesojne me së miri kriteret e performances dhe perfshirjes ne projekt si:

1. Bashkia që ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe praktika të mira me organizata të shoqërisë civile.

2. Bashkia që ka një plan të miratuar të zhvillimit të komunitetit dhe dokument strategjik ku identifikohen prioritetet e zhvillimit socio-ekonomik.

3. Bashkia që ka mekanizma për monitorimin / vlerësimin e projekteve dhe iniciativave të zbatuara nga organizata të shoqërisë civile.

Bashkitë do të përfitojnë grante për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile që do të zbatojnë projekte zhvillimi dhe do të ofrojnë shërbime publike në përputhje me prioritetet e bashkisë tonë. Risia e këtyre granteve është mundësia që na ofrohet për zbatimin e mekanizmave transparent të financimit dhe angazhimit për organizatat e shoqërisë civile brenda bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakZJARRI NË TARABOSH, DIGJEN BIMET MEDICINALE
Artikulli tjetërTË SHTUNËN NË SHKODËR FESTË ME BIÇIKLETA