Bashkia Shkoder ndermjet faqes se saj zyrtare ne Facebook, ka informuar publikun se Bashkia e kryeqendres se veriut eshte perzgjedhur e para e vleresuar me 75 pike ne listen fituese te bashkive per aplikimin ne programin ReLOad i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD është të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile, duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ, pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jan Rudolph tha se nëpërmjet ReLOaD do të mbështeten 10 bashki në Shqipëri, me një grant prej 1.1 milionë eurosh.Programi me vlerë 10 milion euro financohet nga Bashkimi Europan në masën 8.5 milionë euro dhe 1.5 milionë euro nga pushteti vendor dhe UNDP.ReLOad zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Kohëzgjatja e tij është 35 muaj.

Statusi i plote:

Bashkia Shkodër përzgjidhet e para, më shumë mundësi financimi për projektet tona. Dëshirojmë të ndajmë me të gjithë lajmin e mirë të përzgjedhjes së Bashkisë Shkodër si e para, e vlerësuar me 75 pikë, duke kryesuar listën fituese te bashkive për aplikimin pranë Programit ReLOad i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Bashkia Shkodër kryeson listen e 12 bashkive fituese duke u vlerësuar ndër bashkitë qe plotesojne me së miri kriteret e performances dhe perfshirjes ne projekt si:

1. Bashkia që ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe praktika të mira me organizata të shoqërisë civile.

2. Bashkia që ka një plan të miratuar të zhvillimit të komunitetit dhe dokument strategjik ku identifikohen prioritetet e zhvillimit socio-ekonomik.

3. Bashkia që ka mekanizma për monitorimin / vlerësimin e projekteve dhe iniciativave të zbatuara nga organizata të shoqërisë civile. Bashkitë do të përfitojnë grante për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile që do të zbatojnë projekte zhvillimi dhe do të ofrojnë shërbime publike në përputhje me prioritetet e bashkisë tonë. Risia e këtyre granteve është mundësia që na ofrohet për zbatimin e mekanizmave transparent të financimit dhe angazhimit për organizatat e shoqërisë civile brenda bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakDOM SIMON KULLI, HISTORIA E FËMIJËS QË PËRLOTI PAPA FRANÇESKUN
Artikulli tjetërBASHA: QEVERIA, SI FASADË EKSKURSIONESH