Qeveria parashikon të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve. Sipas një projekti që po diskutohet, sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani taksë. Por, në strategjinë afatmesme të qeverisë parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht, përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)”.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Artikulli paraprakSHEFJA E ONM CALAVERA: DISA POLITIKANË SHQIPTARË I PRET BURGU
Artikulli tjetërCALAVERA NGA POZNANI: REFORMA PO TRONDIT SISTEMIN NË SHQIPËRI