Prokurori shqiptaro amerikan Gjon Junçaj i cili erdhi në Shqipëri deklaron se me reformën në drejtësi gjërat në Shqipëri sipas pikëpamjes së tij personale kanë nisur që të vihen në lëvizje. Prokurori Junçaj i cili mori pjesë pak ditë më parë në 100 vjetorin e masakrës së Hotit si një prej trashëgimtarëve të atyre që u vranë nga ushtria serbo-malazeze, deklaron

se me reformën në drejtësi do të jetë populli shqiptar i fituar duke nënkuptuar largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Pavarësisht debateve dhe akuzave nga opozita për një reformë në drejtësi të kapur nga qeveria, prokurori shqiptaro amerikan Junçaj mendon ndryshe se kjo reformë do i shërbejë shqiptarëve

Prokurori shqiptaro amerikan Junçaj komenton edhe vendosjen e kryeprokurorit të ri Olsian Çela duke thënë se njerëzit e rinj në sistemin e drejtësisë janë aty me qëllimin për ta përmirësuar Shqipërinë dhe për t’i dhënë një fytyrë të re sistemit të drejtësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që ta mbështesin reformën në drejtësi shprehet prokurori Junçaj dhe se Amerika vazhdon të jetë një aleat i fortë i shqiptarëve

Gjon Junçaj më përpara erdhi nga Amerika me një mision në Shqipëri duke marrë pjesë në reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj duke dhënë kështu një kontribut. Junçaj është një shqiptar i Malit të Zi i cili ka emigruar që herët dhe tashmë ka arritur që të jetë i suksesshëm duke qenë prokuror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një prej shqiptarëve më të njohur në SHBA.

Artikulli paraprakM.MADHE, DËGJESË PUBLIKE PËR PAKETËN FISKALE TË 2020-ës
Artikulli tjetërARBEN MALAJ NGA SHKODRA KRITIKA NDAJ QEVERISË