Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit dhe që lanë pas shumë viktima.

Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu edhe dokumentet e legalizimeve të shtesave (horizontale dhe vertikale) të qindra pallateve në qytetin e Durrësit. Të gjitha këto dokumente do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti në objektet përkatëse.

Artikulli paraprakVODHËN SHTËPINË E NJË KOSOVAREJE NË SHËNGJIN, VIHEN NË PRANGA 4 PERSONA! JA ‘VEGLAT’ E PUNËS
Artikulli tjetërSAMITI I NATO-S, TRUMP PËR DEKLARATËN E MACRON, ‘FYESE DHE PA RESPEKT”. ERDOGAN KËRCËNON ME VETO