Gjykata e Tiranës ështja e Izet Haxhisë i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Tiranës kërkoi që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre.

Kjo dosje pritet të kalojë në SPAK, pasi vetë Krimet e Rënda do të funksionojnë edhe pak ditë duke u transformuar më pas në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Me ngritjen e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon së funksionuari po ashtu edhe Gjykata e Krimeve të Rënda e cila kthehet në Gjykatën e Posaçme.

Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.

Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Artikulli paraprakLIROHET NGA PARABURGIMI AKTORI PAVEL USTINOV
Artikulli tjetërTHE ECONOMIST: NDRYSHIM KURSI! NATO DISLOKOHET NË KUÇOVË