Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka sekuestruar 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit

, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ish-kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore. Në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëruar nëpunësin e komunës, shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthi, të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.

AMTP është vulosur nga kryetari i Komunës Shalë Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe shtetasi Gjovalin Lokthi, duke u dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë. Me këto AMTP rezulton se u është dhënë pronësia për tokat ne fshatin Theth edhe personave që nuk janë banorë të këtij fshati. Ish-kryetari i Komunës Dedë Tonajgjithashtu ka lëshuar AMTP në kundërshtim me kriteret e përfitimit te tokës edhe në favor të dy fëmijëve të tij. Për tokat e përfituara në mënyrë të paligjshme, por që vijojnë të jenë në proces regjistrimi në Hipotekë, Prokuroria e Shkodrës njofton Avokaturën e Shtetit, për të vijuar procedurat e mëtejshme për të rikthyer në ligjshmëri procesin e ndarjes së tokave në ish-komunën Shalë (Theth).

Artikulli paraprakZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërHEC-et NË LUMENJ, PRENÇI: MASAKËR MJEDISORE