Fakulteti ekonomik i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës organizoi këtë të premte një takim ku u prezantuan temat më të mira të diplomave në master shkencor. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm promovimi i këtyre punimeve më të mira, por edhe bashkëveprimi me institucionet lokale, biznese e më gjerë.

Sipas zv. dekanes së këtij fakulteti, Albana Boriçi, përmes një jurie të mirë përzgjedhur do të shpallen edhe studentët që kanë punuar më mirë me këta tema, të cilat vijnë nga tre drejtime të studimeve të fakultetit. I pranishëm në këtë takim ishte gjithashtu edhe drejtori i drejtorisë së turizmit pranë Bashkisë Shkodër, Gentian Mema, i cili u shpreh në fajlën e tij se universiteti konsiderohet si një laborator i zhvillimit të dijes dhe Bashkia Shkodër është e gatshme të jap kontributin për zhvillim të mëtejshëm.

I pranishëm ishte gjithashtu edhe Rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi. Në fjalën e tij ai u shprej që kjo përvojë duhet të shtrihet edhe në fakultete të tjera të këtij institucioni. Pjesë e këtij takimi u bënë një numër i madh biznesesh, sponsorësh dhe OJF-sh, të cilat kanë dhënë kontributin për zhvillimin e mëtejshëm. Ky aktivitet është kthyer tashmë në traditë në çdo funviti.

Artikulli paraprakHIPOTEKA, QYTETARËT ANKOHEN PËR SHËRBIMIN
Artikulli tjetërSTARTON TURNEU I TENISIT “SHKODRA IDOOR 2017”