Shpesh herë e kemi menduar si imagjinare apo edhe kemi qeshur me fortifikimet apo idenë në komunizëm të rrezikut nga armiku i jashtëm dhe përgatitjet që bënte ushtria në atë kohë.

Por të gjitha këto hidhen poshtë në librin që u promovua në Shkodër “Po me fortifikimin ç’patën” që mban për autor Hysen Qendro, ish-ushtarak i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Bajram Mani, zëvendësministër i brendshëm flet për lulëzimin e ushtrisë në komunizëm dhe shkatërrim në kohët e sotme.

Në të njëjtën linjë është edhe Novruz Sako, ish-drejtues i Shkollës së Bashkuar. Vetë autori shprehet se fortifikimet që sot janë shkatërruar dhe nuk ruhen ishin për t’u mbrojtur nga lufta e armiqve të jashtëm, rrezik ky sipas tij evident në atë kohë. Ajo pjesë e opinionit që mohon forcën ushtarake të asaj kohe thuhet në librin për fortifikimet vunë dorë mbi pasurinë e madhe ushtarake, vodhën e shitën, dëmtuan e shkatërruan për të ardhur deri në ditët e sotme ku ushtria është inekzistente.

Artikulli paraprakSENIDA MESI, DORËZON KËRKESËN NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërÇAPALIKU I BINDUR: VLLAZNIA FITON ME TIRANËN