“Rrënjët Islamike të Evropës” është libri i përkthyer nga italishtja nga publicisti e shkrimtari Zija Vukaj. Në një aktivitet të organizuar nga myftinia e Shkodrës, u promovua ky libër që mban për autor italianin Massimo Jevolella.

Vukaj tregon se si është njohur me këtë libër. Vukaj shprehet se libri nuk bën fjalë për origjinën e njerëzve në Evropë por për një pjesë të madhe të kulturës e zhvillimit që erdhi nga vendet arabe. Libri kërkon të tregojë përmes fakteve se gjurmët e muslimanëve në Evropë janë objekt i përhershëm studimi, sidomos për ata që kërkojnë të vërtetat e historisë të misionarëve muslimanë në Evropë dhe gjurmët qytetëruese të mësimeve islame në pastrimin e Evropës nga errësirat e mesjetës. Autori i librit ka afro 30 vite që merret me studimin e fesë islame, Kuranit dhe mistikës.

Artikulli paraprak“POLICIA E GJENERATËS TJETËR”, FLASIN RAMA E TAHIRI
Artikulli tjetërVIZITA NË GREQI – META-TSIPRAS: NJË PLAGË EDHE KUR E PËRKËDHEL PËRSËRI E LËNDON