Protesta e opozitës e 17 shkurtit në Kosovë ka vënë në gatishmëri policinë, duke marrë edhe një plan masash për sigurinë dhe rendin publik.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e cila pritet të mbahet më 17 shkurt 2016, në orën 14:00, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ”, thuhet në njoftim e policisë së Kosovës, shkruan telegrafi. “Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës. Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet. Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike, apo shkaktimin e dëmeve në pronë publike apo private. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve” thuhet me tej në njoftim.   Policia e Kosovës gjithashtu ka angazhuar kapacitetet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive për nder të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe qytetarëve tanë t’u mundësohet festim sa më dinjitoz në këtë datë të rëndësishme.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA MBËSHTET SIPËRMARRJET PRIVATE SHQIPTARE
Artikulli tjetërTË RINJTË DEMOKRATË ME NJË DREJTUES TË RI