Pak para nisjes së protestës së opozitës, policia ka vendosur masa të forta sigurie përpara parlamentit, ku është njoftuar të mbahet dhe seanca parlamentare në orën 17:00.

Ndërkohë që përpara selisë së PD-së janë parë edhe disa shishe me bojë të kuqe, të cilat mund të përdoren gjatë protestës.

Përpara selisë së PD-së do të mblidhen simpatizantët e opozitës për t’u nisur pastaj drejt parlamentit ku do të mbahet dhe prortesta e saj.

Përpara parlamentit janë vendosur forca të shumta policie me veshje sigurie, për të shamngur ccdo lloj dëmtimi në rast sulmi nga protestuesit e opozitës.

Ndërkohë që në forca sigurie janë vendosur edhe mbi ambientet.
Protesta ishte parashikuar të mbëhej ditën e enjte por pas ndryshimit të seancës plenare ndryshoi dhe axhenda e saj.

Teksa ministri Blendi Klosi ka qenë duke hyë në kuvend, është sulmuar nga simpatizantët e PD-së. Ai është shtyrë nga protestuesit, por ndërhyrja e menjëhershem e truprojave ka ndalur sulmin e tyre.

Artikulli paraprakZGJIDHET GJENERALI QË DO TË BËJË VETTINGUN NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërPROTESTA PARA KUVENDIT, POLICIA RRETHON PARLAMENTIN,BASHA DEL NGA SELIA: RAMA ËSHTË KAPUR SI MIU NË QARK