Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas protestës së zhvilluar nje dite me pare në qytet nga një grup gjimnazistësh, duke akuzuar Partinë Demokratike për organizimin e saj dhe përdorimin e nxënësve për qëllime politike.Në reagimin e tij, Ndreu pretendon se në protestë morën pjesë rreth 50 nxënës dhe 30 mbështetës të PD-së, ndërsa akuzon organizatorët për nxitje të akteve të dhunës dhe thyerje të xhamave në disa shkolla, përfshirë edhe shkollën private të murgeshave “Ragacionistet”.

Postimi i plote
50 nxënës dhe 30 PD-istë, me në krye mësueset drejtuese te PD, sic e paralajmëruam qartësisht, gatuan skenarin e paralajmëruar të destabilizimit me fëmijë si fasadë!
Thyen xhamat e shkollave nën dirigjimin e mësueses, kryetare të PD-së. Është më shumë se vetëdemaskim dhe një sjellje banale! Mësueset nxisin nxënësit me thy shkollën e vet! Më turp se kaq nuk ka ku shkon! Thyen edhe xhamat e shkollës private të murgeshave “Ragacionistet”. Po ku ka masë Saliu në zellin e vet për të djegur vendin?!

Ky pra është modeli që na ofrohet! PD del ne skemë pas fëmijëve që përdoren politikisht në akte dhune! Një falënderim për mësuesit e nxënësit e shkollave të Lezhës që nuk u bënë palë me anarkinë, por qëndruan larg tendencës për të shkatërruar qytetin. Faleminderit për qytetarinë lezhjane, që e la në minorancë mikroskopike turmën e dirigjuar për dhunë!

Keqpërdorimi i nxënësve, që janë bij e bija të eksponentëve të PD-së, është i trishtë. Deri ku shkon kështu prindërimi, ku babë e bir bëjnë rrëmujë në qytetin ku jetojnë, pa asnjë arsye?!
Tentativat e pafundme për të sulmuar institucionet qendrore e lokale kanë dështuar me turp, pasi askush nuk ka arsye të nëpërkëmbë qytetin ku jeton dhe standardet e larta të menaxhimit ku kemi arritur! Nderkohe menjehere pas protestes punonjesit e Sherbimeve Publike te Bashkise Lezhe nisen punen per rikthimin e normalitetit ne qytete, si dhe zevendesimin e xhamave te shkollave te cilat ishin thyer nga te rinjte.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTE TË QËNDRUESHME ME VRANËSIRA TË PAKTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT NDERON NIKOLLË GEGAJN