Kryetari i PD Lulzim Basha do të bashkohet me artistët përpara godinës së Teatrit Kombëtar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme.

Burime bëjnë me dije se Basha do të qëndrojë gjatë gjithë natës me artistët në betejën e tyre disa-vjecare për të penguar prishjen e Teatrit.

Ky reagim vjen në kohën që kryebashkiaku Erjon Veliaj ka lajmëruar se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e Teatrit të ri, që nënkupton shembje të godinës aktuale.

Më herët, numri një i Partisë Demokratike Basha tha se Teatri është “vija e kuqe”.

Artikulli paraprakMETA E PËRSËRIT: PËR CILINDO QË NUK E KA KUPTUAR AKOMA, EUROPA NUK ËSHTË THJESHT EURO POR KULTURË, VIZION DHE IDENTITET!
Artikulli tjetërKALIMI I PRONËSISË SË TEATRIT KOMBËTAR TEK BASHKIA, AVOKATI I POPULLIT NIS SHQYRTIMIN E ANKESËS SË “ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT”