Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pak pasi vizitoi policët e plagosur gjatë protestave që ndodhën në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se kjo lokuni nuk ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë. Duke komentuar protestën dhe sjelljen e protestueve, Rama tha se një efektiv policie rrezikon që të humbasë dritën e syrit.

Po ashtu ai tha se polici që qëlloi jashtë çdo kompetence ndaj të riut 25-vjeçar do të marrë dënimin e merituar.

“Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe ti fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin. nuk është absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, me demokracinë, me drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditje e qytetarisë shqiptare kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës së këtij djali 25-vjeçar nga reagimi disproporional i të drejtës për të përdorur forcë i një efektivi.
Sot efektivi ishte para trupit gjykues, e patë e dëgjuat. Madje nuk bëri asnjë përpikej për të ndërtuar asnjë alibi për atë që bëri. Ka të drejtë të ketë procesin e vet gjyqësor, dhe do të dënohet sipas ligjit. Ministri Lleshaj, tregoi moral, i cili dha një shembull fisnikërie. Pa pasur asnjë faj. Ato dhjetra, bëni mirë që ti shihni dhe ti evidentoni dhe të mos i evidentoni. Me dhjetra janë punonjës të policisë që kanë ardhur në spital. Këtu është një sa për një mijë që po humbet dritën e syve. Kush del në protestë ka të drejtën e zotit dhe të vetë që ka indinjuar të gjithë. Por nuk ka të drejtë që t’i prekë shtetit asnjë fike floku. Policia e shtetit nuk është një lokuni”, tha Rama.

Artikulli paraprakVRASJA E KLODIAN RASHËS NGA POLICIA/ NIS PROTESTA PARA KOMISARIATIT NË LEZHË, TË RINJTË NË KOR: RAMA IK
Artikulli tjetërDITA E TRETË E PROTESTËS PËR VRASJEN E TË RIUT / PROTESTUESIT HEDHIN SHASHKA E KAPSOLLE, POLICIA VEPRON MENJËHERË E LËSHON GAZ LOTSJELLËS