Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë në ditën e 53-të. Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që një paralelisht me protestën, një makinë është përfshirë nga flakët në vendin ku banorët kanë bllokuar rrugën.

Nga zjarri që ka rënë në këtë makinë nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që banorët kanë kërkuar sërish sot anulimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët e kanë quajtur këtë projekt një aferë korruptive.

Në protestën e tyre banorët e zonës së “Astirit” nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të projektit.

Artikulli paraprakQEVERIA 12 VENDIME PËR 8 KËRKESAT E STUDENTEVE
Artikulli tjetërVAJZA VDES VETËM PAK ORË PAS TË DASHURIT