Vazhdojnë protestat në SHBA edhe në ditën e gjashtë pas vdekjes së George Floyd, Afrikano-Amerikani i vrarë nga një polic në Minneapolis ku më në fund është rikthyer rendi.

Policia e mbështetur nga 13,000 ushtarë të Gardës Kombëtare ka arritur të rimarrë kontrollin e qytetit.

Tensioni po përhapet në shpërthime të tjera proteste, në Uashington ku Shtëpia e Bardhë ka përfunduar e rrethuar ndërsa presidenti Donald Trump bashkë më familjen është evakuuar në bunkerin e emergjencës.

Gjatë operacionit të evakuimit pothuajse të gjitha dritat në pallatin presidencial ishin fikur për arsye sigurie, për të zvogëluar shikueshmërinë e tyre nga sheshi ku ishin grumbulluar protestuesit.

Në bregdetin tjetër, një nga zonat më elegante në zonën metropolitane të Los Angeles protestat ishin emblematike pasi zemërimi i protestuesve u shndërrua në akte vandale duke shkatërruar dhe plaçkitur dyqane dhe supermarkete. Skena të ngjashme u panë edhe në Filadelfia në Pensilvani, ish kryeqyteti historik i Shteteve të Bashkuara.

Policia deri tani ka arrestuar rreth 300 persona në rreth 20 qytete amerikane mbi të cilët rendojnë akuzat e shkeljes së urdhërit të shtetrrethimit, vjedhje dhe dëmtim prone.

Në vend ekziston frika dhe makthi se kuptimi i protestave mund të devijojë dhe shtrembërohet.

Donald Trump ka kërcënuar se qeveria federale do të ndërhyjë duke përdorur ushtrinë nëse administratorët lokal demokratë nuk përdorin grushtin e fortë kundër dhunës në protesta.

“Nxitja e revoltave dhe dhuna është krim federal! Guvernatorët dhe kryebashkiakët liberalë duhet të ashpërsojnë veprimet për të siguruar rendin ose qeveria federale do bëjë atë që duhet bërë, kjo përfshin fuqinë e pakufizuar të ushtrisë dhe arrestime”- shkruajti në Twitter presidenti Trump.

Dhuna e shkaktuar përkeqëson tashmë një situatë dramatike brenda një peizazhi të depresionit ekonomik i cili do të jetë edhe shumë vështirë për tu rindërtuar pas kësaj valë tjetër shkatërrimi.

Artikulli paraprakMOTI, SHIRAT DO TË ZGJASIN DHE DISA DITË!
Artikulli tjetërKIM THIRRJE POLITIKËS PËR ZGJEDHOREN: ËSHTË KOHA TË MBANI FJALËN, JO KUSHTE TË REJA