Banorë të fshatit Barbullush të bashkisë Vau Dejës kanë zhvilluar një protestë përpara postës së policisë të Barbullushit.

Banorët pretendojnë se pas pezullimit të shefit të policisë së Vau Dejësit Edmond Merkaj nga ministri i brendshëm Dritan Demiraj, ai është rikthyer në punë. Merkaj u pezullua pas një incidenti me Joni Krajni, kameramini i kandidatit për deputet të PD për qarkun Shkodër Gjokë Uldedaj.

Banorët e Barbullushit janë të indinjuar dhe nuk pranojnë rikthimin e shefit Merkaj në detyrë. Ndryshe nga sa pretendojnë banorët, burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të policisë së Shkodrës konfirmojnë se Edmond Merkaj vazhdon që të jetë i pezulluar dhe nuk është rikthyer në detyrën që ka patur. Ministri Demiraj e pezulloi shefin Markaj pasi kameramani Joni Krajni pretendoi se kanë tentuar ta hedhin në një kanal pasi janë përballur disa herë me makinat e tyre pas takimit elektoral të kandidatit Uldedaj.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-LEZHË
Artikulli tjetërSHKODRA I BASHKOHET FESTËS SË REPUBLIKËS SË ITALISË