Në qytetin e New York-ut përpara konsullatës së Serbisë po zhvillohet në këto momente një protestë që synon të rrisë vëmendjen ndaj krimeve seksuale të pandëshkuara, që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës së Kosovës.

Bëhet fjalë për dhjetra mijëra viktima.Protesta ka bërë bashkë tre komunitete, atë shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan.

Protestuesit kanë kërkuar nga SHBA që ti bëjnë presion autoriteteve serbe për të nisur hetimet dhe dënuar autorët e dhunimeve seksuale gjatë tre luftrave në Ballkan në vitet 1991 e deri në vitin 1999.

Flitet se gjithsej janë 70 000 viktima të dhunës seksuale nga ana e serbëve në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, 20 000 prej të cilëve janë nga Kosova.

Protesta u para pri nga një fushatë e gjerë dhe e madhe në rrjetet sociale me slloganin “Tubim për Drejtësinë e saj” e cila morri përkrahje të madhe.

Artikulli paraprak4 TON KANABIS NË BANESË PROKURORIA KËRKON 15 VITE BURG
Artikulli tjetërLLESHAJ: SHKOLLË E POSAÇME PËR T’U BËRË ZJARRFIKËS