Opozita ka nisur përgatitjet për protestën e 16 marsit. Për këtë kreu i PD, Lulzim Basha ka nxjerrë edhe udhëzimin për degët e PD-së në rrethe dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së.

Sipas këtij udhëzimi, kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të datës 16 mars 2019, ora 11.00, në Tiranë.

Basha kërkon nga kryetarët e degëve që të shkojnë derë më derë dhe të përcjellin mesazhin për pjesëmarrje maksimale.

“Për të përcjellë mesazhin te qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata” thuhet në udhëzim.

Po ashtu një tjetër pikë në udhëzim është edhe ajo e shpenzimeve të udhëtimit.

Artikulli paraprakNË KRAHËT E DY GRAVE MË TË RËNDËSISHME, RAMA NIS DITËN ME URIMIN E VEÇANTË
Artikulli tjetërGratë vs meshkujt shqiptarë/ Si konkurrojnë për pagat, bizneset, politikën