Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për organizatorët e atij që u quajt si “Marshimi i paqes kundër krimit e mafies”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Çështje iniciative.
Në qytetin ku ka më shumë ngjarje kriminale, këto ditë prokurori e qytetit me iniciativën e vet ka nisur hetimet duke marrë disa të rinj të forumit në pyetje në lidhje me aktivitetin tonë politik, me prova të vetme, video dhe foto të postuara po nga ana ime ne rrjetet sociale.

Ka dy pale, ato qe zgjedhin ta bëjnë detyrën e tyre qofte edhe si qytetar te lire dhe ato qe zgjedhin te keqpërdorojnë detyrën”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakZGJIDHET GJYQTARI I RI SHQIPTAR NË GJYKATËN E STRASBURGUT
Artikulli tjetërMJEKËT E SPITALIT AMERIKAN ‘MBROJNË’ ERVIS MARTINAJN, NUK LEJOJNË POLICINË TA MARRË