Komuniteti i biznesit në Elbasan por edhe biznesmenë nga zona të ndryshme të vendit janë bërë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

 

Në Elbasan ku është organizuar aktiviteti për mbledhjen e fondeve kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, deputetë si dhe nënkryetari i PD dega Elbasan Zamir Muzhaqi.

 

Balla tha në fjalën e tij se sot është dita për të treguar solidaritet duke falënderuar përfaqësuesin e PD të pranishëm duke shpjeguar se qëllimi është t’i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të kontribuuar përmes llogarisë në e-albania për familjet e prekura nga tërmeti.

“Sot është dita për të treguar solidaritet. E mora fjalën thjesht për të falënderuar një përfaqësues të Partisë Demokratike të Elbasanit që është këtu bashkë me ne e që kjo nisi thjesht, ishte një ide e vogël u mbush me kaq shumë njerëz. Është ftuar i gjithë komuniteti i biznesit të Elbasanit por edhe plot zona të tjera. Qëllimi është t’i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Edi Rama, qeverisë për të kontribuar përmes një llogarie që është krijuar në e-albania dhuro, përmes këtij apeli në e-albania dhuro kushdo që ka mundësi si ai gjyshi që dhuroi 10 euro që kishte nga pensioni kështu të bëjmë të gjithë por komunitetit të biznesit i bie pak më shumë përgjegjësia të kontribuojë”, deklaroi Balla.

 

 

Artikulli paraprakERDOGAN NË NDIHMË TË SHQIPTARËVE PAS TËRMETIT: DO TË NDËRTOJMË 500 SHTËPI PËR VËLLEZËRIT TANË
Artikulli tjetërDURRËS/ FËMIJËT SHIJOJNË SHFAQJEN E NJË FILMI VIZATIMOR NË RESORTIN “FAFA PREMIUM”