Komuniteti i Dukagjinit i cili prej mese 20 vitesh eshte integruar ne qytetin e Shkodres, kane pritur kandidatin Luan Harusha dhe Ministrin Bushati ne nje takim, ku boshti i diskursit politik ishte jo vetem mbeshtetja ndaj Partise Socialiste dhe kandidateve te saj, por dhe mbeshtetja qe do vije neser, nga qeverisja Rama per kete zone.

Vote per Partine Socialiste dhe vetem per listen e Partise Socialiste ka qene thirrja e kandidatit Harusha. Ministri Bushati krahas evidentimit te vlerave te Luanit si ish kryetar komune qe perkushtohej ndaj komunitetit te tij, ka kerkuar qe zgjedhesit e Dukagjinit ti shmangen teknikave dhe menyrave jo te denja te personave te tjere per tu marre voten.

Ju keni nevoje per perfaqesim qe neser te ushtroni presion pozitiv ndaj Rames per zhvillimin ekonomik te Dukagjinit. Eshte koha te ndaheni nga praktikat qe ju dhe une i dijme qe e lane pa perfaqesim zonen tuaj dhe larg zhvillimit, qe te dilni nga rrethi vicioz i partive qe politiken e kane kthyer ne biznes. ne fund Ministri Bushati dha dhe nje tjeter shembull pozitiv te perfaqesimit, ate te Malesise se madhe ku deputeti Sterkaj i lidhur me hallet e zones se tij, sot i ka ndryshuar pamjen kesaj pjese te qarkut Shkoder.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, RINIA PËRKRAH PD DHE LULZIM BASHËN
Artikulli tjetërTOM DOSHI PËRKRAHJE MAKSIMALE NË QYTET