Të majtë e të djathtë as këtë vit nuk kanë munguar në vizitat e tyre në myftininë e Shkodrës për festën e Fiter Bajramit. Të parët që u futën në xhaminë e Parrucës ku po zhvillohej pritja zyrtare nga myftinia Shkodër ishin partia socialiste e Shkodrës.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi njëkohësh deputete e PS për Shkodrën uroi besimtarët musliman, urim të cilin e bëri edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Teksa socialistët po dilnin, demokratët po prisnin në oborrin e xhamisë. Ky momente shërbeu për shtrëngim duarsh mes tyre ndryshe nga rutina e përditshme e akuzave të ndërsjellta.

Edhe demokratët zhvilluan vizitën e tyre dhe pas tyre LSI. Një mesazh urimi përcollën edhe deputetët.

 

Artikulli paraprakKLERI URON FESTËN E FITER BAJRAMIT
Artikulli tjetërEMIGRANTËT, XHAFAJ DHE DANILOVIQ NË SHKODËR