PS zgjedh drejtueset e Forumit të Gruas/ Fitueset në cdo bashki

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit në gjithë Shqipërinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FGSSH ka certifikuar rezultatin për kryetaren e FGSSH Olta Xhaçka, e cila është rikonfirmuar në krye të këtij forumi me votë absolute. Në votime morën pjesë 75% e të gjithë anëtareve. Gjithashtu KQZ ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e kryertareve të FGS në bashkitë si më poshtë: Në Tiranë – Blerina Doracaj, Në Shkodër – Julia Dekovi; Në Elbasan – Desantila Tahiraj; Në Korçë – Edlira Mitre; Në Gjirokastër – Marta Zhapa; Në Dibër – Donika Hysenaj; Në Malësinë e Madhe – Liza Deda; Në Durrës – Blerina Hasani; Në Fier – Mirela Petushi; Në Berat -Anida Dhana; Në Pogradec -Anxhela Andoni; Në Mirditë – Marie Dodaj; Në Librazhd- Lindita Roci. Vijon puna për certifikimin e rezultateve në bashkitë e tjera, si dhe për delegatet e Kongresit që do mbahet në janar. Zgjedhjet u mbajtën sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet. Këto zgjedhje vijnë pas një procesi të gjatë riorganizimi të këtij forumi, i cili ka nisur që në shtator të këtij viti dhe pritet të mbyllet me mbajtjen e Kongresit të FGS.

Artikulli paraprakBERISHA: POLICIA PO TENTON TË NJOLLOSË DISA ORGANIZATA ITALIANE
Artikulli tjetërSPIRO KSERA DEL NGA BURGU, MERR LEJE PËR FESTAT E FUNDVITIT