Epidemiologu Alban Ylli thotë se duhet të jemi ende vigjilentë ndaj Covid-19, edhe pse risku sot nga ky virus është shumë më i ulët, krahasuar me një apo dy vite më parë. Në një intervistë, Ylli u shpreh se Covid-19 ka aftësi për të shkaktuar vdekje, në mënyrë të drejtpërdrejtë duke prekur sistemin respiratior, por edhe në mënyrë të tërthortë. Sipas Yllit, kjo është më e dukshme te disa grupe të popullsisë.

“Megjithëse nuk bëhet fjalë për krahasim të riskut sot, me atë që ishte para një viti ose para dy vitesh nga pandemia, është e pakrahasueshme, sërish të mos harrojmë që COVID-19 do të mbetet një preblem i madh i shëndetit publik. Në opinionin tim, i krahasueshëm, për të mos thënë më i madh se tuberkulozi, hepatiti apo SIDA. COVID-19 ka aftësi për të shkaktuar vdekje, në mënyrë të drejtpërdrejtë duke prekur sistemin respiratior, por edhe në mënyrë të tërthortë, duke prekur sisteme të tjera të qarkullimit të gjakut, sidomos te disa grupe të popullsisë.

Për këtë arsye, ai do të mbetet një problem shumë i rëndësishëm. Në statistikat e shëndetësisë, në treguesit e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor, apo në përgjithësi të shëndetit publik, ai do të jetë problem i rëndësishëm, për këtë arsye është e nevojshme të jemi vigjilentë”, theksoi ai.

Artikulli paraprakINSTITUTI KOMBËTAR I TRASHËGIMISË KULTURORE ME DREJTOR TË RI
Artikulli tjetërSALIANJI IRONIZON PROPOZIMIN E ALIBEAJT: KËSAJ I THONË T’I BIESH QYLIT!