Ashtu siç kishte paralajmëruar këtë të hënë gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’ Pieter Tiede ka publikuar përgjimet e dyta nga dosja “339”

Pergjimi 1- Biseda e Edi Rames me Arben Keshin
Arben Keshi: Hë shefi
Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama: Ashtu është?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?
Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja
Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?
Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo
Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.
Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi: Po po në rregull
Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao
Arben Keshi: Ishalla, faleminderit

Vijon …

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 5 VITE BURG NË ITALI, ARRESTOHET NË TIRANË
Artikulli tjetërGARA PËR KRYEPROKUROR, KLP SHQYRTON KANDIDATURAT