Janë publikuar 20 emrat e lojtërave që do të jenë në garë për Çmimin e talentit më të mirë deri në moshën, 21 vjeçare, “Golden Boy” për vitin 2019.

Në listën e lojtarëve e së ardhmes së futbollit botëror nuk kishte si të mungonte fituesi i edicionit të shkuar, Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i Juventusit shkëlqeu me fanellën e Ajaxit në sezonin e shkuar, duke sponsorizuar kalimin e tij te torinezët gjatë merkatos së verës.

Pjesë e kësaj gare do të jetë edhe 16 vjeçari i Barcelonës, Ansu Fati si dhe Gianluigi Donnarumma i Milant e Alphonso Davies i Bayern Munich. Fituesi i trofeut do të mësohet mbrëmjen e 16 dhjetorit, teksa më poshtë edhe lista e plotë e kandidatëve për të rrëmbyer çmimin prestigjoz.

Gara për “Golden Boy 2019”
Matthijs de Ligt (Juventus, Holland);Alphonso Davies (Bayern Munich, Canada);Gianluigi Donnarumma (Milan, Italy);Ansu Fati (Barcelona, Spain);
Philip Foden (Man City, England);Matteo Guendouzi (Arsenal, France);
Erling Haland (RB Salzburg, Norëay);Kai Havertz (Bayer Leverkusen, Germany);

Joao Felix (Atletico Madrid, Portugal);Dejan Joveljic (Eintracht Frankfurt, Serbia);
Moise Kean (Everton, Italy);Kang-in Lee (Valencia, South Korea);Andrij Oleksijovyc (Valladolid, Ukraine);Danyell Malen (PSV Eindhoven, Netherlands);

Mason Mount (Chelsea, England);Rodrygo (Real Madrid, Brazil);Jadon Sancho (Borussia Dortmund, England);Ferran Torres (Valencia, Spain);Vinicius Jr (Real Madrid, Brazil);Nicolò Zaniolo (Roma, Italy)

Artikulli paraprakALARMI FALS PËR BOMBË NË MAKINËN E GJYQTARIT, ZBULOHET AUTORI NË BURGUN E DRENOVËS
Artikulli tjetërRAMUSH HARADINAJ LË MANDATIN E DEPUTETIT ,NË KRYE TË AAK-SË: PARTIA KA NEVOJË PËR REFORMIM