Një 22-vjeçar është akuzuar për terrorizëm dhe posedim të një arme zjarri pasi frikësoi për vdekje studentët në Institutin e Teknologjisë në Nju Jork.

Noah Lee postoi një video në Instagram ku shfaqej me një pistoletë në dorë. Ai dukej se ishte në shkallët e kampusit dhe e shoqëroi filmimin me fjalët: “Qitësi i shkollës, falenderoj Zotin që është e premte”.

Në atë moment, në rrjete sociale u publikuan video të studentëve duke u fshehur në klasa, dollape dhe mensën e shkollës.

“Ai ishte në klasën time. Madje i kërkoi profesorit të dilte më shpejt sepse nuk po ndihej mirë”,tha studentja Gianna Kingsland.

Policia e gjeti një orë e gjysmë më vonë në “Barnes & Noble”, rreth një milje pranë sheshit Union. Ata sekuestruan një pistoletë dhe një maskë antigaz.

Artikulli paraprak93 MILIONË EURO DËM EKONOMIK MË 2018-ËN, KLSH NGARKON PENALISHT DHJETËRA ZYRTARË
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET NJË MAKINË NË TUNELIN E KALIMASHIT