Vijojnë aksionet anti-kanabis në zonë e Pukës. Blutë e komisariatit të qytetit verior në aksionin e radhës arritën të asgjësonin disa parcela me më shumë së 8000 rrënjë Kanabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet në masivet pyjore të Njësive Administrative Gjegjan e Qelëz. Në Malin e Seftës në Gjegjan, blutë e Pukës kanë gjetur disa parcela më 7000 rrënjë Kanabis, ndërkohë që pranë parcelave janë gjetur prova të mjaftueshme që pritet të çojnë në zbulimin e kultivuesve. Edhe në Qelëz pranë zonës së njohur si “Hamalla e Dedës” në fshatin Dedaj u gjetën disa parcela të tjera ku janë asgjësuar edhe 1000 rrënjë kanabis. Prej një muaji efektivët e policisë së Pukës zhvillojnë thuajse çdo ditë aksione anti-kanabis, çfarë lë të kuptohet për kultivimin masiv të hashashit në malet e veriut shqiptar. Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve, konkretisht: •Pjetër Dragani, 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe. •Viktor Dragani, 20 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe. Më datë 22.07.2016 u bë arrestimi i këtyre shtetasve pasi afër banesës së tyre, në 1 parcele, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 50 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis – Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJERMANI, POLICIA KËRKON NDIHMËN E QYTETARËVE
Artikulli tjetërMYNIH/14-VJEÇARI SHQIPTAR I QËLLUAR ME PLUMB NË FYT SHPËTON MREKULLISHT