Tashme eshte e qarte se eshte rihapur nje drite jeshile per by passin e shkodres.

E megjithate askush nuk di te thote nese keto fadroma qe punojne cdo dite nga fillimi i ketij muaji do finalizojne ate projekt i cili mori jete ne vitin 2011. Bypassi eshte hapur fillimisht me 1 miliard e 870 miljon ne vitin 2011 dhe eshte financar vetem nje pjese ne ate kohe rreth 734 Milion. Teksa tashme per 2017 eshte hapur financim 700 milion te reja dhe do ngeli per vitin 2018 rreth 457 milion te tjera.

Kjo vetem po ti referohesh te dhenave nga ministria e transporteve ndersa sa i takon pushtetit lokal dhe te dhenave nga autoriteti verior i rrugeve , askush nuk eshte vene ne dijeni as per nisjen e punimeve , qe e kane mesuar permes mediave e as per vijueshmerine e projektit. I kontaktuar nga star plus prefekti i qarkut shkoder Paulin Radovani tha se ai ka deguar nje shkrese zyrtare ministrise se transporteve per te marre nje informacion te sakte lidhur me rifillimin e punimeve, duke u treguar skeptic sa i takon projektit fillestar, duke e quajtur gati gati futurist dhe te pamundur.

Radovani tha se per here te fundit ai kishte ngritur problemin e by passit me kryeministrin rama pas degjeses publike qe kryeministri mbajti , fare prane ketij investimi ne dukje te deshtuar. Kryeministri kishte sqaruar se jane dhene 6 milion euro firmave te kontraktuara per punimet e deritanishme, ndersa punimet do vijonin. Ndersa nuke shte e qarte nese keto punime do marrin forme te plote apo po behen vetem per te mos lene kete mal zhavori te braktisur duke penguar kthimin e tij ne nje vendndepozitim mbeturinash.

Ndersa duhet theksuar se disa dite pas fillimit te punimeve pati nje proteste nga banoret aty prane te cilet kerkonin demshperblim . Kjo pasi per shkak se jo vetem se ende nuk jane demshperblyer per tokat e tyre ku po kalon By Pass-i por sipas banoreve firma ka bere edhe deme te tjera ne tokat me te mbjella duke demtuar peme apo edhe prodhimet e tyre. Nga ana tjeter Me nje perllogaritje te shpejte i bie qe nga nisja e projektit ne vitin 2011 deri ne perfundimin e shpresuar ne vitin 2018 duhen 7 vite qe nje projekt ambicioz te marre forme.

Artikulli paraprakRANKIMI I “LUIGJ GURAKUQI”, SQARON REKTORI!
Artikulli tjetërZV/KRYEMINISTRIA MESI, MESAZH TË GJITHË SHQIPTARËVE