Firmës që po kryen punimet për rikonstruktimin total përreth 14 pallateve në zonën e Tepes, pjesë e lagjes “10 Korriku” në Shkodër, i mjfton ky muaj që të përfundojë punimet kryesore.

Përgjegjësi i sektorit të ndjekjes së investimeve pranë Bashkisë Shkodër tregon se në fazën e parë janë përfunduar linjat e ujërave të bardha e të zeza në zonë.

Guri pranon se ka patur ankesa nga banorët e zonës, të cilat sipas tij janë marrë në konsideratë. Prani të lartë të pluhurit ç’ka sjell shqetësim tek banorët do të ketë deri në përfundim të këtij muaji.

Për këtë bashkia Shkodër kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës. Ky investim prej rreth 30 milionë lekësh është një nga më të rëndësishmit për shkak edhe të vlerës së konsiderueshme që ka.

Konkretisht, ndërhyrjet e parashikuara për këtë zonë janë ndërtimi i 2600m2 asfalt, 2100 m2 trotuare, gjelbërim dhe ndriçim. Projekti në total përfshin rehabilitimin e plotë të një hapësire prej 11000 m2.

Artikulli paraprakMUSHKONJAT, DEZINSEKTIM NË SHKODËR E VELIPOJË
Artikulli tjetërZJARRET, 3 VATRA NË QARKUN E SHKODRËS