Punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër shprehen të shokuar nga akuzat e Prokurorisë dhe pamjet e transmetuara në një emision investigativ lidhur me trajtimin e pacientëve në këtë qendër.

Në një prononcim për mediat, Vera Macurreli, kërkon verifikimin e pamjeve. “Jemi të shokuar nga akuzat. Kërkoj që të gjithë ti verifikojnë pamjet, ato nuk ekzistojnë në qendrën tonë”. Lidhur me akuzat e rënda të ngritura nga organi i akuzës, për tre raste abortimesh të jashtëligjshme nga tre paciente, Macurreli shprehet: “Nuk kemi patur dijeni per abuzime dhe abortime”

Artikulli paraprakRRËFIM – ARMANDO CUNGU
Artikulli tjetërSUPERTRAFIKANTI SHQIPTAR, 181 TENTATIVA PËR TA ARRESTUAR