Pushimet konsiderohen luks, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për një pjesë të familjeve në vendet e zhvilluara europiane.

Sipas Institutit Europian të Statistikave, një në 3 familje europiane e kanë të pamundur ekonomikisht të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Shifra është bërë publike përmes një anketë të posaçme, e cila vëren diferenca të mëdha nga njëri vend në tjetrin. Sipas Eurostatit, nivelin më të ulët të familjeve që nuk mund të përballojnë pushimet e ka Suedia. Në vendin nordik janë vetëm 8.2 për qind e familjeve, të cilat nuk kanë të ardhura për të shkuar një javë me pushime larg shtëpisë.

Më pas vjen Luksemburgu me 13.1 për qind dhe në vendin e tretë renditet Danimarka me 13.7 për qind. Por, nëse në vendet e Europës Perëndimore janë vetëm një pjesë e vogël e familjeve që nuk mund të përballojnë pushimet, në shtetet e reja anëtare të Lindjes është një situatë krejt tjetër. Sipas Eurostatit, në Bullgari janë 56.4 për qind e familjeve që nuk kanë të ardhura për një javë pushime larg shtëpisë; në Kroaci 62.8 për qind, ndërsa në Rumani plot 66.6 për qind e popullsisë s’ka parà për pushime. Për shumë njerëz, vera nënkupton pushime dhe udhëtime. Por sipas Eurostatit, jo të gjithë mund t’i përballojnë ato. Edhe në Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakDY ARTISTËT E NJOHUR LARGOHEN NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërPUSHIMET, LUKS PËR SHQIPTARËT. INSTAT: NJË FAMILJE, 8.100 LEKË NË VIT