Departamenti i Shtetit ka pushuar gjashtë punonjës të ambasadës amerikane në Afganistan, të akuzuar se kanë marrë drogë ose janë kapur me drogë.

Akuzat janë shumë shqetësuar duke pasur parasysh përpjekjet disa-vjeçare amerikane për të luftuar prodhimin e opiumit në Afganistan. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se punonjësit e ambasadës u pushuan, ndërsa disa kontraktorë humbën kontratën e punës. Zyrtari nuk pranoi të thoshte si u hap investigimi, por sipas një artikulli në gazetën Wall Street Journal, hetimet u hapën pasi në ambjentet e ambasadës u pa një person që sorollatej në gjendje konfuzioni. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të enjten për Zërin e Amerikës se punonjësit e pushuar “ishin gjetur me substanca të ndaluara në zotërimin e tyre, ose duke konsumuar substanca të tilla”. Prodhimi i opiumit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Talibanin dhe grupe të tjera kryengritëse. Afganistani është gjithashtu eksportuesi i 90% të heroinës që qarkullon në botë. Megjithë përpjekjet globale për të luftuar trafikun e drogës, sipas Kombeve të Bashkuara prodhimi arriti nivele rekord në 2016. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 8 miliardë dollarë në luftën kundër drogës që nga fillimi i luftës në Afganistan në 2001.

Artikulli paraprakÇMENDURI NË MOSULIN E KONTROLLUAR NGA ISIS, NJË KG SHEQER SHITET 20$
Artikulli tjetërMUSLIU FTON SHQIPTARËT PËR BOJKOTIM TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SERBI