Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth është i bllokuar pasi trashësia e borës ka arritur 1 metër.

Po punohet me 4 fadroma për hapjen e këtij aksi rrugor. Aksi rrugor Shkodër- Bregu Lumit është i bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor. Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike.

Aksi rrugor Qaf Mali-Fierzë është i bllokuar. Trashësia e dëborës është 1.2 metër. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë për hapjen e aksit rrugor. Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti -Qelëz, është i bllokuar. Trashësia e dëborës në Qafë Shari është rreth 70 cm. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor. Aksi rrugor Fush Arrëz – Qafë Shllak, është i qarkullueshëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës është 1 m. Po punojnë 2 fadroma në këtë aks rrugor. Aksi rrugor Qafë Çelë – Pukë-Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë.

Po punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë në këtë aks rrugor. Aksi rrugor Hadroi – Qafë Benë, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor. Si shkak i motit me erë të fortë ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të Njësive Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan. Segmenti rrugor Bogë – Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëborë. Po punojnë tre fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe.

Segmenti rrugor Shllak- Temal vazhdon të jetë i bllokuar.

Artikulli paraprakSEKUSTROHET DROGË NË MURIQAN
Artikulli tjetërDREJTUESIT E BASHKISË FYEJNË AKTORIN E NJOHUR TË HUMORIT