Qe dënuar me 9 vjet burg, kapet duke hyrë në Kapshticë

Një falsifikator vulash është kapur nga Policia e Kufitare e Kapshticës duke hyrë në doganë. Andrea Izvira, 43 vjeç, banues në fshatin Cerenec-Bulqizë ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale: “Falsifikimi i vulave i stampave ose i formularëve”. POlicia e Korçës tha se “ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit nr 134 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 19.02.2016, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë”.

Artikulli paraprakBASHA : DEKLARATA E RAMËS, THJESHTË LLOMOTITJE
Artikulli tjetërTË SHTËNA NË KLUBIN E NATËS. NJË I VDEKUR, 15 TË PLAGOSUR