Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë plagosur e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska.

Behet fjalë për Mustafa Mustafai, 70 vjeç, dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe.

Çiftit i kanë vjedhur 7 milionë lekë.Thëllëze Mustafai është qëlluar me qytë pistolete teksa mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.

Fill pas kësaj, 70-vjeçari është dërguar së bashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakRAMA BETOHET NE PRESIDENCE, MERR ZYRTARISHT POSTIN E MINISTRIT TË JASHTËM
Artikulli tjetërGJYKATA ANTIKORRUPSION, 22 GJYQTARË DUAN TË BËHEN PJESË