Një ngjarë e rëndë është regjistruar në rrugën Stefan Nemanja, në Novi Pazar, të Serbisë.
Breshëri plumbash u derdhën drejt shtetasit Amin Starcanin, i cili mbeti i plagosur.

Starcanin është djali i një biznesmeni të njohur që prej vitesh prodhon veshje xhins.
I riu i plagosur është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Novi Pazar, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Autori i ngjarjes u largua menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Referuar disa raporteve të medieve lokale serbe thuhet se i plagosuri është me profesion boksier dhe autor i plagosjes dyshohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic.
Megjithëse deri tani këto janë informacione pa asnjë konfirmim zyrtar.

Artikulli paraprakREJA: UEFA TË DËNOJË TURQINË
Artikulli tjetërAKADEMIA SUEDEZE MBRON VENDIMIN PËR NOBELIN NDAJ PETER HANDKE-S