Qellohet me armë një person,plagoset

 

Një tentativë vrasje ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë. Sipas policisë, është qëlluar me armë zjarri një person i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet pararake të kryera dyshohet se i plagosuri u qëllua nga një motor në lëvizje, me të cilën udhëtonin dy vetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.I plagosuri eshte D.Rr, 26 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, PESË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË FABRIKËN E KIMIKATEVE, 15 TË PLAGOSUR