Qëlloi me armë shoferin dhe tentoi të ikte në Kosovë,kapet

 

Policia ka vendosur në pranga njërin nga autorët e plagosjes mëngjesin e sotëm në fshatin Kalivaç te Lezhes , ndërsa tjetri është ende në kërkim. Gjovalin Voci (Samuel Feta) 40 vjeç banues në Kalivaç sot në mëngjes qëlloi me armë zjarri së bashku me një tjetër person Aleksander Gjonocën 47-vjeç. Shoferi i furgonit të pasagjereve të linjës Kalivaç-Lezhë është plagosur në këmbë dhe më pas është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Gjovalin Voci (Samuel Feta) pas ngjarjes është larguar në drejtim të doganës së Kukësit me qëllim për të kaluar në Kosovë, por u arrestua. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti i shtetasit të dëmtuar si dhe tre gëzhoja armë zjarri.

Artikulli paraprakZËVENDËSKRYEMINISTRJA MANDIJA TAKON PËRFAQËSUESIT E BE-SË
Artikulli tjetërNDOTET BREGDETI I SHËNGJINIT,DYSHOHET NGA NJE ANIJE