Nëndrejtorja e drejtorisë rajonale të shëndetit publik Eridana Rusi ka dhënë një kundërpërgjigje për administratorin e njësisë Velipojë Mark Laloshi lidhur me mungesën e qendrës shëndetësore në Rrjoll në plazhin e Velipojës.

Sipas saj deri tani bashkia nuk ka ofruar një godinë normale sepse ajo që është vënë në dispozicion vitet e kaluara ka probleme pronësie. Zyrtarisht në DSHP bashkia ende nuk ka dërguar asnjë shkresë zyrtare se ka në dispozicion një godinë për ta përdorur për qendër shëndetësore në plazhin e Rrjollit. Për pushuesit në Rrjoll mungesa e qendrës shëndetësore është një problem. Çështja e godinës për qendrën shëndetësore në plazhin e Rrjollit mund të ketë mbetur edhe ngecje në përcjellje shkresash por deri më tani, edhe pse sezoni ka nisur Rrjolli vazhdon të mos ketë një qendër shëndetësore.

Artikulli paraprakMINOGUE SHKËLQEN NË PREMIERËN E “ABSOLUTELY FABULOUS”
Artikulli tjetërQENDRA SHËNDETËSORE RRJOLL, LALOSHI PËR DSHP: OFROJMË GODINË