Serbia nuk do të heq dorë nga kërkesa për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur qeveria serbe në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur ditën e premte. Tema kryesore e kësaj mbledhje ka qënë lirimi me kusht i ish- kryeministrit të Kosovës Haradinaj. Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç, është shprehur për mediat pas mbledhjes së qeverisë se “Serbia nuk heq dorë nga ekstradimi dhe kërkon nga organet franceze që sa më shpejt ta dorëzojnë Ramush Haradinjan”. Fakti se Haradinaj është liruar pa garanci monetare, ka bërë që Serbia të shpresojë se Franca mund ta ekstradojë atë. Ndërkohë mediat serbe kanë filluar të përhapin panik, duke folur për rrëziqet që mund tu vijnë politikanëve serbë në Kosovë pas arrestimit të Ramush Hardinaj. Sipas një gazete në Beograd, veteranë të UÇK-së kanë shpërndarë në rrjetet sociale kërcënime për rrëmbimin e politikanëve serbë. 

Artikulli paraprak670 TË DËNUAR LËNË SOT QELITË, JA TË PARËT QË LIROHEN NGA BURGU
Artikulli tjetërJA NDRYSHIMET DHE PROCEDURAT PËR TË MARRË LEJEN E DREJTIMIT