Stadumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të ketë një pistë atletike të re.

E shumëpërfolura dhe e shumëkërkuara, pista e tartanit tashmë do të bëhet një realitet. Qeveria ka miratuar një financim prej 75 milionë lekësh për realizimin e këtij investimi që pritet të nisë shumë shpejt. Propozimi ka qenë i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe paratë do të jepen nga buxheti i shtetit, më saktësisht nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa përfituese do të jetë Federa Shqiptare e Futbollit duke qenë se ka zbatuar projektin për rikonstruksionin e impiantit “Loro Boriçi”. Qeveria dhe kryeministri Rama patjetër që kanë marrë këtë vendim pas edhe rezultatit të lartë që arriti atleti shkodran Izmir Smajlaj duke u shpallur kampion Europe në kërcim së gjati dhe është stadiumi “Loro Boriçi” ku stërvitet kampioni Smajlaj. Shkodrani stërvitet në kushte të vështira dhe ky investim do t’i vijë në ndihmë për të pasur një përgatitje më të mirë për garat ndërkombëtare. Ndërsa qeveria ka miratuar këtë fond deputeti i PD Helidon Bushati përmes faqes së tij në rrjetin social facebook e quan lustraxhi kreun e qeverisë teksa shkruan:

“Të gjthë biem dakord që Shkodra e meriton një stadium të denjë! Por, turisti i rrenave para se t’i shesë qytetarëve shkodranë dhe gjithë shqiptarëve fasadat e tij si investime madhore duhet t’i japë përgjgije shumë pyetjeve rreth stadiumit “Loro Boriçi”! Rrenacaku kryeministër, duhet të t’u thotë shqiptarëve sa kushtoi ky stadium?! Pse nuk ka asnjë faturë dhe asnjë preventiv publik përveç një shifre të propoganduar vite më parë, prej 15 milion euro! Pse nuk i shpjegon qytetareve se si eshte e mundur qe kosto e nje vendi ne stadium eshte rreth 1000 euro nderkohe qe sipas standarteve nderkombetare, per nje stadium te se njejtes kategori, kosto maksimalisht eshte 600 euro?! Pse nuk tregon qe stadiumi akoma nuk eshte perfunduar plotesisht?! Rrenacaku kryemisnitër nuk u thotë shqiptarëve, pse nga projekti fillestar u zvogëluan mbi 1500 vende?! Fundin e ke të afërt”- thotë deputeti Bushati pas vendimit të qeverisë për të financuar pistën e tartanit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakKOPLIK, QËNDRA E QYTETIT NË KAOS
Artikulli tjetërKONCERT RECITAL NË SHKOLLËN “PRENKË JAKOVA”