Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar paketën shtrënguese për personat që kanë kryer krime të rënda si organizatë kriminale dhe vuajnë dënimet në burgje.
Sipas këitj projektligjit parashikohet prekja e rreth 150 të burgosur.

Masat e projektligjit parashikojnë që nga kufizimi i takimeve një herë në muaj, deri te kufizimi i ajrosjes së të burgosurve.

Në projektligj parashikohet se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Projektligji përcakton edhe ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgosuri nga jashtë, si edhe kontrollin e korrespondencës.

Masa tjetër që është parashikuar është edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura për këtë kategori të burgosurish ose personash që janë në hetim dhe nën masën e arrestit me burg.

Në projektligj thuhet se reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura do të jetë më i kufizuar për këta persona, por jo më pak se një orë në ditë. Këta persona do të jenë gjithashtu të përjashtuar nga organet përfaqësuese të të dënuarve apo të paraburgosurve.

Këto masa shtrënguese do të aplikohen për një vit për këta persona, duke i lënë të drejtën ministrit të Drejtësisë që ta zgjasë afatin edhe për më shumë.

Artikulli paraprakPI FOSTOKSINË, NDËRRON JETË 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërBENZI’ PËRPLASET ME ‘CITROENIN’, PLAGOSEN DREJTUESIT E MJETEVE DHE PASAGJERJA