Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi dje të përcaktojë procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira. Kjo masë ka të bëjë me nevojën urgjente për të siguruar një fond banesash për familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet e kohëve të fundit.

Sipas VKM, blerja e banesave sociale me qira kryhet drejtpërdrejt në treg të lirë dhe/ose nga shitja e banesave në ankandin e organizuar nga përmbaruesi gjyqësor, pasi ka mbaruar ankandi i parë.

Banesat që blihen për t’iu shtuar fondit të banesave sociale me qira, duhet të plotësojnë normat dhe kushtet e parashikuara në legjislacionin në fuqi, që përcakton kushtet, normat dhe standardet e banesave sociale në programet përkatëse të strehimit, thekson Vendimi.

Sipas VKM, bashkitë dhe Enti Kombëtar i Banesave, me shpalljen publike të ftesës për marrjen e ofertave për shitblerjen e banesave sociale, ngrenë komisionin e shqyrtimit të ofertave për administrimin e procedurës së shitblerjes.

Kur banesat ose objektet janë në pronësi të ndërmarrjeve shtetërore në likuidim, ose në pronësi të të tretëve, fituar nga shitja në ankand e pronës shtetërore, kur në to janë strehuar familjarë me ose pa autorizime nga subjektet shtetërore, kur këto objekte nuk plotësojnë kushtet teknike, normat e standardet dhe përbëjnë rrezik për jetën e banorëve,

kur familjet që banojnë në to janë të rrezikuara të nxirren jashtë me forcë për shkak të lirimit të objektit, banesa sociale mund të blihet në treg edhe pa zhvilluar procedurën e shpalljes publike të thirrjes për oferta.

Artikulli paraprakKLGJ ZGJEDH GJYQTARËT QË MARRIN NË DORË DOSJET E SPAK
Artikulli tjetërDY YJE NË GALAKTIKË ME EMRA SHQIPTARË